DËMTIMET: Një lajm i mirë nga Milanello dhe dy pikëpyetje!

Lajme të mira mbërriën sot nga Milanello. Sulmuesi kuqezi, Ante Rebic, autor i një ndeshje spektakolare dhe golit që vendosi sfidën ndaj Romës në “Olimpico”, këtë mëngjes është paraqitur dhe ka bërë fizioterapi për problemin te legeni që e ndali dje në pjesën e dytë disa minuta pas golit.

Në fakt, që ditën e djeshme, Rebic u dëgjua t’i thoshte doktorit se nuk ishte asgjë serioze dhe sepse më mirë të dilte në atë moment pasi nuk mund të jepte maksimumin dhe do të ishte një minus për ekipin.

Pra, nuk bëhet fjalë për asgjë të rëndë dhe kroati mund të zbresë në fushë të mërkurën ndaj Udinese.

Sa i përket Zlatan Ibrahimovic, sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, nuk duhet të jetë asgjë shqetësuese por suedezi mund të mungojë ndaj Udinese dhe të kthehet për ndeshjen ndaj Verona-s të dielën.

E njëjta gjë vlen edhe për Hakan Calhanoglu, edhe pse sot pasdite mund të kemi një kuadër më të qartë të gjendjes së të dyve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu