Dëmtime të tjera dhe rrezik skualifikimi, Milanit i shtohen hallet!

Sikur të mos mjaftonin problemet e deritanishme, Stefano Pioli është në merak edhe për dy futbollistë, që janë Sandro Tonali dhe Brahim Diaz.

Të dy kanë dalë nga fusha me hematoma pas dy goditjesh të marra në këmbët e tyre. Tonali e mori në pulpë, duke e pasur të enjtur, ndërsa spanjolli në kavilje, pasi i la vendin Calhanoglu (motivi i zëvendësimit).

Torino nekas straff - Tonali utburen på bår - tv4.se

Ndërkohë, trajneri Pioli shpjegoi: “Ne ende nuk dimë asgjë për Diaz dhe Tonali. Shpresoj të mos jetë një gjë e gjatë. Tonali e kishte pulpën e fryrë dhe të nxirë”.

Por, kësaj i shtohet edhe meraku i ndeshjes ndaj Cagliarit, pasi Calabria dhe Romagnoli, duke marrë të verdhë të dy, janë futur në zonën e skualifikimit, duke qenë me 4.

Në rast se ndëshkohen me një tjetër, do të mungonin ndaj Atalanta-s në “San Siro”. Sakaq, Leao humbi ndeshjen ndaj Cagliarit pasi plotësoi 5 kartonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu