Del Piero duartroket Milanin për goditjen “Mandzukic” dhe tregon pse do të funksionojë

Alessandro del Piero, legjenda e Juventusit dhe Italisë, në studiot e “Sky Sport”, duke komentuar mbi Mario Mandzukic dhe transferimin e kroatit te Milani, është i bindur se “Mario është një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Milanin, shumë goditje e mirë”.

Ish-numri “10” bardhezi e sheh si një “mundësi të shkëlqyer nga merkato. Lojtari është shumë i fortë teknikisht, ai ka qëndrueshmëri, di të fitojë dhe ka mentalitet.

Ju them që tani se ai do të shkojë mirë me Ibra dhe Pioli. Do të përshtatet mirë me Milanin, është një lëvizje e bukur e drejtuesve, pasi ai tashmë e njeh mirë kampionatin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu