DEKRETI I RI NGA KRYEMINISTRI: Ja çfarë parashikohet për publikun në stadiumet e Serie A

Dekreti i ri i Kryeministrit, i cili hyri në fuqi disa orë më parë për të kundërshtuar rritjen e re të rasteve pozitiveve në Itali, trajtoi gjithashtu çështjen në lidhje me stadiumet. Ministri i Sportit, Vicenzo Spadafora, foli mbi mbylljen e ndeshjeve mes miqsh, por jo të amatorëve, kampionatet rajonale, që do te vazhdojnë!

Coronavirus, il Presidente Conte firma il Dpcm del 13 ottobre 2020 |  www.governo.it

Ja çfarë raporton dekreti i ri, që parashikon edhe protokoll të ri, sa i përket stadiumeve.

“Për garat sportive, prania e publikut lejohet, me një përqindje maksimale të mbushjes prej 15% të kapacitetit total dhe në çdo rast jo më shumë se numri maksimal i 1000 spektatorëve në ambiente të jashtme dhe 200 brenda”

“Distanca prej një metri dhe matja e temperaturës në hyrje duhet të garantohen. Rajonet dhe provincat autonome, në lidhje me ecurinë e situatës epidemiologjike në territoret e tyre, mund të krijojnë, në marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë, një numër tjetër maksimal të spektatorëve, duke marrë parasysh madhësinë dhe karakteristikat e vendeve dhe objekteve;

duke iu referuar numrit maksimal të spektatorëve për ngjarje dhe gara sportive jo në natyrë, urdhëresat e miratuara tashmë nga rajonet dhe provincat autonome në çdo rast i nënshtrohen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu