Deklarata e Marchisio-s ndez Juventus-Milan, tifozët bardhezi nuk e presin mirë! “Më duhet të tregohem i sinqertë…”

Claudio Marchisio, ish -mesfushori i Juventusit, foli për Gazzetta dello Sport në lidhje me ndeshjen e së dielës mes Juventusit dhe Milanit.

Në të shkuarën, madje, Marchisio ishte një hap larg transferimit te ekipi kuqezi. Ai ka pranuar se gjërat kanë ndryshuar sot në Itali.

Nje deklarate qe ka ndezur jo pak sfiden dhe qe sigurisht ka pasur reagime edhe ne rrjetet sociale nga tifozet bardhezi per nje figure te rendesishme te se shkuares.

“Milani është më i fortë tani, me duhet te tregohem i sinqerte! Maldini, Massara dhe Pioli kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për të rindërtuar një ekip që gjatë viteve ka pasur disa vështirësi dhe që meriton të kthehet në nivelet e së kaluarës.

Juve është në një fazë rindërtimi, por duhet të demonstrojë se është në lartësinë e ekipit që ka hapur ciklin fitues”.

Lidhur me debutimin e Interit dhe Milanit në Ligën e Kampionëve, Claudio Marchisio, ish -lojtari i Juventusit, tha për Gazzetta dello Sport:

“Rezultati është penalizues, por paraqitjet ishin mirë. Interi luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Realit, por në Evropë të duhet cilësi dhe pak me fat për të ecur përpara, gjë që atyre u mungoi në debutimi. Milani është kthyer pas vitesh në kompeticionin që i përfaqëson më së miri.

Debutimi nuk ishte i lehtë, Liverpooli është një kundërshtar i fortë, por jam i bindur se ekipi do të jetë në gjendje të japë disa kënaqësi të mëdha këtë edicion”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu