“Defensa Central” – Brahim Diaz, zbulohet lëvizja e Milanit për ta mbajtur!

Jo vetëm Tomori. Deri në fund të sezonit, Milani do të duhet të vendosë se çfarë të bëjë me një lojtar tjetër aktualisht i huazuar si Brahim Diaz.

I sjellë në Milanello nga Paolo Maldini verën e kaluar, i cili shfrytëzoi raportet me Real Madrid për ta marrë atë në një bazë të përkohshme, tashmë po arrihet në një udhëkryq.

Ndryshe nga Tomori, megjithatë, Diaz nuk ka një klauzolë për t’u shlyer përfundimisht nga Milani.

Në të vërtetë, shumë janë të sigurt se Reali me kënaqësi do ta kthejë atë në shtëpi për sezonin e ardhshëm.

Kështu që situata e Brahim Diaz është plotësisht e hapur, e ndarë midis qëndrimit në Milano, ku ai po sillet pozitivisht, ose kthimit në La Liga si një protagonist i ardhshëm.

Sidoqoftë, sipas portalit Iberian Defensa Central ka ende një rrugë për t’u ndjekur. Uebfaqja, e njohur mirë në çështjet afër Real Madrid, flet për një strategji të veçantë që Milani mund të përdorë.

Klubi kuqezi do ta shtynte vetë Diaz të dialogonte me drejtuesit e Realit dhe t’i bindte ata që të mos e kthejnë me forcë në Spanjë për sezonin e ardhshëm.

Praktikisht, Milan shpreson që fantazisti i lindur në Malaga do të ekspozojë veten, duke e detyruar kështu Real Madrid të negociojë për një qëndrim të mundshëm në Serie A.

Një presion që Milani shpreson që Diaz të fitojë, me qëllim që të ulet në tryezën e negociatave dhe të vlerësojë ose shlyerjen ose rinovimin e huasë (ndoshta me përfshirjen e klauzolës së ardhshme) për 22 vjeçarin)

Faktori vendimtar ndoshta do të jetë një dialog drejt fundit të sezonit midis Brahim Diaz dhe Zinedine Zidane, trajner i Realit.

Ka nga ata që thonë se trajneri francez dëshiron ta rikthejë atë në skuadër për të zëvendësuar Lucas Vazquez, thuajse i larguar.

Kështu e ardhmja e Diaz do të varet nga kjo bisedë, por kujdes sepse nëse Zidane nuk konfirmohet…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu