Debutimi sezonal gati perfekt, por Kalulu bën autokritikë për rastin dhe paraqitjen…

Dje ka qenë debutimi sezonal për Pierre Kalulu me Milanin dhe mund ta kishte festuar me një gol tepër të rëndë por ishte i pafat në fund sepse portieri i Juventusit kreu një superpritje…

“Szczesny bëri një pritje të shkëlqyeshme – thotë ai për DAZN. “Sapo pashë Theo duke vrapuar shpejt me top dhe duke u qendërzuar më duhet të lirohesha nga krahu sepse e dija që do të vinte topi dhe se trajneri ma ka kërkuar këtë gjë.

Por, përtej pritjes, duhet të kisha bërë më mirë. Sepse ishte goditje e mirë por jo gol”.

Francezi u fut i ftohtë në fushë dhe menjëherë në të djathtë për të zëvendësuar Kjaer.

“Këtë sezon ndjehem se jam më i fortë, por të gjithë janë gati të hyjnë në fushë në çdo moment. Të gjithë lojtarët e Milanit duhet të jenë gjithmonë titullarë: të gjithë jemi të fokusuar që të kemi një sezon të mrekullueshëm. Sot filluam me disa vështirësi, por patëm një përfundim të mirë”.

Duke folur për mikrofonat e Milan TV, komentoi.

“Ishte një javë shumë e gjatë me dy ndeshje të shkëlqyera, por sot, pasi filluam keq, u kthyem mirë. Ky barazim eshte i merituar në fund sepse erdhi kundër një kundërshtari dhe jashtë”

Për paraqitjen e tij dhe mundësinë e shënimit.

“Goditja nuk shkoi mirë sepse topi nuk hyri brenda. Kur aksioni është i tillë më duhet të shenoj me forcë. Unë u përpoqa të gjuaj, por portieri bëri një pritje të shkëlqyer.”

Për forcën e ekipit.

“Ne punojmë që të jemi të fortë në të gjitha ndeshjet. Nëse duam të kemi një kampionat të madh duhet të përballemi me të gjitha sfidat në maksimum. Nga nesër duhet të punojmë dhe të mendojmë për sfidat e radhës”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu