Të hënën në mbrëmje në orën 20:45 Milani do të zbresë në fushë në “San Siro” kundër Bologna për ndeshjen e parë të edicionit të Serie A 2020-21.
Stefano Pioli do të rikonfirmojë të njëjtën skuadër që mposhti Shamrock Rovers 2-0 në turin paraeliminator të Ligës së Evropës, me përjashtim të një lojtari: në fakt, trajneri kuqezi është i gatshëm të zëvendësojë Alexis Saelemaekers me Ante Rebic sa i përket krahut të majtë në sulm, pas Zlatan Ibrahimovic.
Në pritje të Leaos, që ende nuk është kthyer nga Portugalia pasi vazhdon i izoluar prej 25 ditësh dhe ende nuk ka marrë tampon negativ, por duke ditu edhe se Romagnoli dhe Musaçhio janë të dëmtuar, këto janë zgjedhjet e detyruara. Sërish stol parashikohet për Diaz dhe Tonalin, që nuk i kanë 90 minuta në këmbë.
Milan (4-2-3-1): G. Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.