Debutimi në Serie A, numra fantastik nga Pierre Kalulu. Francezi si lider edhe pse 20 vjeç

Siç raportohet nga të dhënat Kickest, Pierre Kalulu, dje në paraqitjen e tij të parë zyrtare në Serie A me fanellën e Milanit por edhe si profesionist në një kampionat elitar (me Lyon nuk pati mundësi të debutonte), përfundoi me sukses 92.5% të pasimeve totale (62 nga 67).

Për më tepër, francezi, në 85 minutat e luajtura, rikuperoi 9 topa dhe kapi 2.

Numra të rëndësishëm për një djalë i cili gjithnjë e më shumë po befason mjedisin kuqezi si një mbrojtës qendror i përshtatur.

Edhe nga mediat, francezi, vetëm 20 vjeç, është cilësuar si ndër më të mirët. Madje, pas Theo dhe Calhanoglu u zgjodh ai si ndër më të mirët e ndeshjes Milan-Parma.

Sakaq, pasi priti kaq gjatë, Kalulu tashmë po tregon potencialin e tij dhe ndaj Genoa-s pritet të jetë ndeshja e tretë si titullar përkrah Romagnoli, pasi në Europa League luajti me Duarte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu