DEBUTIMI MAGJIK! Hauge falënderon sidomos Calhanoglu dhe tregon emocionet

Jans-Petter Hauge foli për mikrofonët e MilanTv rreth ndjesive të tij të para si lojtar i Milanit dhe pas debutimit në “San Siro”:

“Ishte shumë bukur të luaja këtu me fanellën e lavdishme të kuqezinjve në San Siro. Ishte një ditë e madhe për mua dhe ishte e rëndësishme që ekipi fitoi”.

“Ditët e para kuqezi ishin të mrekullueshme. Lojtarët dhe stafi ishin shumë të mirë me mua dhe ata më ndihmuan shumë për t’u përshtatur.

Do të përpiqem të mësoj italisht sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendosem në mënyrën më të mirë në fushë dhe te përshtatja”

“I gjithë ekipi ka qenë shumë afër meje, megjithatë këto ditë kam biseduar shumë me Brahim, Bennacer dhe Leao. Kam biseduar shumë me Hakan i cili më dha këshilla se si të luaj dhe si të rritem. Jam shumë i lumtur që jam këtu me e gjithë ekipi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu