Debutimi i talentit të Akademisë! Pse Pioli i beson sot Riccardo Tonin

Një nga futbollistët që do të luajë sot titullar te Milan-Novara, miqësorja e orës 17:00 në Milanello është edhe Riccardo Tonin (19 vjeç), i ardhur nga ekipi Primavera.

Por, cili është Tonin? Një sulmues i parë që i ngjan pak shkollës së vjetër italiane, që duket sikur humbet gjatë ndeshjes dhe nuk ndihet, por gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur kur vjen rasti.

Zona e rreptësisë është terreni i tij i gjuetisë, falë edhe shpejtësisë në ekzekutim me këmbën e djathtë, por di edhe të çmarkohet mirë dhe të kapë në befasi mbrojtjet kundërshtare.

Ka punuar shumë që të përmirësohet edhe në pjesëmarrjen e manovrës ofensive. Fizik kompakt, me një gjatësi 180 cm, duket agresiv dhe shpërthyes.

Ka luhatje si çdo lojtar i ri, por që Pioli e ka ndjekur me vëmendje dhe sot i jep shansin të luajë titullar bashkë me Ibrahimovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu