Debutimi i ëndrrave, Tonali rrëfen emociones pas Milan-Bologna!

Sandro Tonali u intervistua nga Milan TV në fund të Milan-Bologna, ndeshja debutuese në Serie A me fanellën kuqezi për mesfushorin e ri:

“Të luash këtu në San Siro është gjithmonë e bukur, një stadium që ka bërë historinë e futbollit dhe është gjithmonë një emocion. Tifozët i dëgjuam, megjithëse të paktë”.

alt=

Për Pioli: “Ai gjithmonë na thotë të punojmë shumë dhe kur një lojtar është gati e aktivizon. Qëllimi është të punojmë gjatë javës”.

Për Ibrën: “Ai mbetet gjithmonë i njëjtë, është gjithmonë i fortë. Edhe sot na dha një dorë të madhe, është një shembull. Thjesht duhet admiruar dhe kaq”.

Do të mendoni përsëri për debutimin tuaj apo po mendoni tashmë për tjetrin?

“Sigurisht që tashmë po mendojmë për ndeshjen tjetër, duam të vendosim tullë pas tulle. Me siguri do ta kujtoj këtë moment siç duhet por me kokën tonë jemi tashmë në ndeshjen tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu