Dalot tregon pse duhet ndjekur Zlatan Ibrahimovic!

I intervistuar nga Associated Press, Diogo Dalot ka folur mbi aventurën e tij te Milani dhe të ardhmen, por sidomos për Zlatan Ibrahimovic.

“Ibra është shumë kërkues me ne, ai është gjithmonë i pari që  hyn në fushë për stërvitjen dhe është një shembull për të gjithë: nëse duam të fitojmë aq shumë sa ai, atëherë ne duhet të jemi profesionistë ashtu si Ibra. Zlatan të jep besim kur mendon se ke nevojë për të, ne gjithmonë duhet ta dëgjojmë atë “.

Për vendin e parë në renditje, Dalot shton: “Ne duam ta rikthejmë Milanin në majë, do të ishte e veçantë të fitojmë Scudetto pas kaq shumë vitesh.

Na pëlqen të jemi të parët dhe të ndiejmë këtë lloj presioni. Personalisht unë jam përqendruar vetëm në atë që po përjetoj këtu këtu, i di cilësitë e mia dhe jam i sigurt për veten time.

Unë e di se çfarë mund të bëj. Ishte fantastike të ndjeja përsëri barin nën këmbët e mia dhe të fitoja duke luajtur 90 minuta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu