Dalot, “sozia” e Cancelos që Mourinho e mori te United duke paguar 22 mln euro! Profili

Milani ka marrë Diego Dalot nga Manchester United dhe sot pasdite do të zbarkojë në Milano ku sipas MilanNews do të kryejë tamponin dhe një pjesë të vizitave mjekësore ndërsa nesër mund të vijë firma në kontratë.

Por kush është mbrojtësi portugez i djathtë i rritur te Porto dhe që i kushtoi 22 milion euro Mnachester United në vitin 2018? Duket e panevojshme të ndalemi në të gjitha gjërat që shkuan keq në historinë e fundit te Djajtë e Kuq. Fushata e merkatos 2018/2019 te United u ndoq nga José Mourinho: goditjet kryesore ishin Fred, gati 60 milion te Shakhtar, dhe Dalot, 22 milion te Porto.

Djali, i lindur në 1999, u konsiderua si një nga talentet e reja më premtuese në futbollin lusitan, pavarësisht se kishte luajtur vetëm 6 ndeshje me Dragoes atë sezon.
Nuk shkoi shumë mirë aventura e tij te Manchester. Për arsye të ndryshme, sigurisht duke përfshirë edhe fatin e keq, që shpesh e futên djaloshin nga Braga në gropa thithëse.

Në sezonin e parë në Old Trafford ai luajti 23 herë, nga të cilat 19 si titullar. Sidoqoftë, sezonin e kaluar e panë atë të aktivizohej vetëm 11 herë, falë shumë problemeve fizike dhe kërkesave të Solskjaer, i cili shpesh i kërkonte të zbriste në fushë më agresiv.
Edhe pse shumë gjëra kanë qenë të gabuara në Mançester, bordi drejtues nuk mendohet se ka qenë i çmendur që pagoi 22 milion euro më kot, pra pa parë cilësi dhe talent te djaloshi.

Duke qenë se po flasim për një djalë vetëm 21 vjeç, synimi i Milanit duket një zgjedhje e kuptueshme: kuqezinjtë sigurojnë një talent pa kosto, pasi formula është si me Diaz, pra huazim duke i paguar vetëm rrogën.
I lindur si mbrojtës i djathtë, dhe për këtë arsye krahasuar në Portugali me Cancelo, konsideruar fizikun imponues (184 centimetra) ai shpesh është aktivizuar si mbrojtës qendre në Angli, pa fat të madh dhe me paraqitje zhgënjyese.

Te Milani do të luajë i djathtë, por e bën edhe të majtin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu