Dalot rrëfen se si e bindi Leao për Milanin!

Diogo Dalot nuk dihet nëse në fund të sezonit do të qëndrojë apo do të largohet duke u kthyer te Manchester United.

Megjithatë, duhet theksuar se deri tani është ndjerë mirë dhe nuk është kursyer, edhe pse luhatjet e moshës dhe përshtatjes kanë qenë të pashmangshme.

Për mikrofonat e Milan TV, anësori portugez hapi dyert e shtëpisë duke iu përgjigjur pyetjeve të Giorgia Tavella, shumë prej të cilave kishin të bënin me jetën private.

Ka shumë tema të mbuluara, nga familja në kohën e lirë. Dalot gjithashtu foli për marrëdhëniet me shokët e tij të skuadrës, duke u përqëndruar në atë me bashkatdhetarin Leao:

“Kur pata mundësinë të arrija te Milani fola shumë me Rafën – pranon mbrojtësi – dhe ai më tha se kishte një ekip special këtu dhe se do të isha shumë i lumtur në këtë vend të bukur.

Ishte e vërteta dhe nuk kishte gënjyer aspak. Rafa më ndihmoi shumë dhe më siguroi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu