Dalot nuk fshihet: “Luajtëm keq dhe pa pjekuri! Tani duhet vetëm diçka…”

Diogo Dalot, mbrojtësi i Milanit, u shpreh për MilanTV pas ndeshjes ndaj Cagliari, e barazuar 0-0. Portugezi e analizoi dhe pranoi paraqitjen jo në lartësi:

“Ne luajtëm keq, nuk jemi të kënaqur me atë që bëmë. Tani koka poshtë dhe të pedalojmë drejt një ndeshje me të vërtetë të madhe dhe që do të na çdonte në Ligën e Kampionëve.

Ne kemi një javë për të punuar. Do të shohim se çfarë po mungonte ndaj Cagliarit: na duhej qetësi, pjekuri. Tani mund të punojmë vetëm drejt së dielës për të fituar finalen”.

“Duhet një ndeshje pothuajse perfekte, është e pamundur të luash një ndeshje perfekte. Kjo është një ndeshje për Champions League, ajo që duhet të bëjmë është të punojmë me kokën ulur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu