DALOT: Milan, vij me energji dhe ambicje! Ky klub është ëndërr për këdo, jam rritur duke i ndjekur

Duke folur për mikrofonat e Milan TV, afrimi i fundit i Milan, Diogo Dalot, i ardhur nga Manchester United në huazim, foli për emocionet e tij të para kuqezi.

“Të bëhesha lojtar i Milanit ka qenë gjithmonë një ëndërr. Që kur ishim të rinj jemi rritur duke parë fitoret e mëdha të Milanit dhe të jesh pjesë e kësaj skuadre është një nder i madh për mua.

“Mendoj se marrëdhënia me familjen time është gjithçka për mua. Pa ata nuk do të isha ai që jam tani. Të jem në gjendje të kem këtë ndihmë për tu rritur dhe t’i kem pranë është dëshira ime dhe do të përpiqem t’i mbaj afër meje. Fantastike të kesh këtë mbështetje”.

Milani…

“Kur shikon Milanin mendon për historinë, trofetë, ndeshjet dhe kampionatet që ata kanë fituar. Dhe është vërtet bukur për mua sepse gjithmonë kam ëndërruar të jem pjesë e një klubi që lufton dhe përpiqet të fitojë gjithçka, çdo ndeshje të vetme. Për mua Milani është një nga skuadrat më të mira në botë dhe është fantastike të jem këtu”

Futbolli italian…

“Mendoj se futbolli italian është shumë i veçantë. Një futboll shumë magjepsës. Shumë mund të mendojnë se vetëm mbrojtja ka rëndësi, por në të vërtetë taktikat kanë gjithashtu një vlerë të madhe dhe kjo është e bukur për mua dhe më pëlqen të shoh futbollin italian. Shpresoj të mësoj shumë dhe të argëtohem sa më shumë”.

Rreth Leao.

“Unë e njoh Rafën që kur ishte 15 vjeç. Jemi rritur së bashku në ekipin kombëtar dhe jemi shumë miq”

Rreth Ibra.

“Nuk luajta dot me të te United, pasi arrita një vit më vonë, por padyshim që Zlatan është ndër lojtarët më të mirë në botë. Mendoj se karriera e tij flet vetë dhe është fantastike të jesh në gjendje të luash në një ekip me të sepse gjithmonë dëshiron të luash me lojtarët më të mirë në botë dhe Zlatan është njëri prej tyre”.

Idhulli…

“Ka disa në rolin tim. Duke menduar për mbrojtësit e djathtë, Dani Alves dhe Philipp Lahm ose shumë mbrojtës të shkëlqyer. Mendoj se futbolli ka gjeneruar  të shkëlqyera gjatë viteve dhe shpresoj të jem një pikë referimi ndër vite”

Mbi karakteristikat që mund të sjellë.

“Mund të sjell energjinë time, urinë time, dëshirën për të fituar ndeshje dhe trofe. Kjo është ajo që unë dua të bëj dhe dua ta ndihmoj ekipin të arrijë qëllime të mëdha, sepse në fund të fundit kjo është ajo që përfaqëson Milani: fitimi, lufta për trofe dhe për çdo ndeshje. Do të sjell energji, dëshirë dhe ambicie në ekip”

Një mesazh për fansat.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj, jeni ju që na jepni shtytjen për të luajtur dhe për të vrapuar. Do të kemi shumë më shumë energji për të luajtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu