Dalot-Milan, nuk ka mbaruar ende! Diçka ndryshoi në Parma. Pioli dhe mesazhi. Strategjia e re!

E ardhmja e Diogo Dalot duket se nuk është kaq e sigurtë se do të jetë te Manchester United.

Vërtet që trajneri i Djajve, Solskjaer, përpara disa kohësh, u shpreh në lidhje me këtë çështje se dëshira e tyre ishte të kthenin në Old Trafford futbollistin portugez që paguan shumë shtrenjtë përpara dy vitesh, por fakti është që shumë do të përcaktohet edhe nga vetë lojtari.

Dhe paraqitja e fundit ndaj Parma, asisti për Leao, mënyra se si Dalot zbriti në fushë ishte diçka që befasoi edhe trajnerin Stefano Pioli.

“Ai u stërvit 100% edhe pse e dinte se nuk do të luante titullar. Kjo është diçka që më pëlqeu jashtë mase dhe tregon se është një futbollist me mentalitet fituesi”.

Mentalitet që e bën kështu Dalot një futbollist i cili jo vetëm ka cilësi por mund të bëjë mirë edhe në të ardhmen. Pas ndeshjes, mesazhi i tij luftojmë për këto ngjyra ishte shumë domethënës.

Dalot ndihet mirë në Milano, te kuqezinjtë, te ky projekt. Dhe një kthim atje ku mungon siguria se do të luajë duket me pikëpyetje.

Në fund të sezonit, Maldini & Massara do të takojnë drejtuesit e klubit të Manchester për të diskutuar dhe do të mundohen të fusin një klauzolë ose formulë e cila do të kishte më shumë zgjidhje drejt blerjes me detyrim në rast të një rinovim huazimi edhe për 1 sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu