Dalot kthehet në Old Trafford: Ishte emocion, por e merituam totalisht golin! Ndeshja e kthimit…

Diogo Dalot foli për mikrofonat e Milan TV në fund të Manchester United-Milan:

“Mendoj se rezultati është absolutisht i duhur. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme dhe e merituam golin”.

“Për mua përballja me Manchester United ishte një rast i veçantë, nuk mund të gënjej. Kam pasur momente të shkëlqyera me Manchester por sot po mendoja vetëm për Milanin. Ka shumë rëndësi që shënuam këtë gol”.

Kthimi: “Ne e dimë se duhet të bëjmë atë që bëmë sot, madje edhe më shumë. Duke vepruar kështu, ne mund t’i afrohemi fitores dhe kualifikimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu