DALOT: Hauge fantastik! Piolin e duam të gjithë, pa përjashtim. Ky Milan ka 24 titullarë

Diogo Dalot u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes Sparta Prague-Milan 0-1.

Për fitoren: “Skuadra ishte fantastike, ne dëshmuam se jemi 25 lojtarë dhe jo vetëm 11”.

Për Hauge: “Ai është në formë të shkëlqyeshme, ka vazhdimësi, është një blerje e shkëlqyeshme për Milanin. E gjithë skuadra e ndihmon atë”

Për Pioli: “Ai është një trajner fantastik, marrëdhëniet me të janë të jashtëzakonshme, mënyra se si ai komunikon me ne, kjo është arsyeja pse ne po luajmë kaq mirë. Jemi një ekip vërtet i shkëlqyeshëm”.

Për Milanin: “Shumë herët për të vendosur qëllime, ne shkojmë hap pas hapi. Të gjithë ëndërrojmë të fitojmë trofe, pse të mos ëndërrojmë për Scudetto ose Europa League, në të gjitha garat që marrim pjesë për të fituar. Ne e dimë që të gjitha ndeshjet janë të vështira”.

Për Mourinho: “Ai ka qenë një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time të shkurtër deri më tani, ka qenë një përvojë e shkëlqyeshme. Tani ai është trajneri i Tottenhamit, unë jam plotësisht i përqendruar te Milani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu