Dalot: Gënjeshtra mbi gjendjen fizike, Ibra na dha një porosi!

Diogo Dalot, mbrojtësi i Milanit, që në fund të sezonit mund të kthehet te Manchester United nëse nuk do të blihej nga kuqezinjtë, ka folur sot për Sportmediaset.

Portugezi e kupton momentin kuqezi dhe pikën vendimtare të sezonit.

“Ne e dimë që ndeshja e fundit nuk ishte më e mira e sezonit, por për fat të mirë futbolli të jep mundësinë për ta kompensuar atë çdo javë dhe kështu që ne jemi të përqendruar të bëjmë më mirë të shtunën kundër Benvevento”.

Për gjendjen fizike: “Nuk ka asnjë problem fizik te Milani dhe lodhje. Të shtunën ne kemi mundësinë të bëjmë më mirë se ndeshja e fundit dhe ne jemi të përqendruar ta bëjmë atë”

Për Ibrën: “Ne jemi më të fortë me të në fushë. Ibra na tha që duhet të vazhdojmë të besojmë në punën tonë dhe atë që kemi bërë deri tani”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu