“Dallimi midis Milanit dhe Sampdoria u pa qartë në 60 minuta, pastaj…”

Luca Serafini, një gazetar i mirënjohur kuqezi, komentoi paraqitjen e Milanit kundër Sampdoria mbreme në Milan TV.

Këto janë mendimet e tij për ndeshjen: “Unë jam pak i zemëruar për ndeshjen, sepse në orën e parë të saj mund ta shihni qartë ndryshimin.

Sampdoria nuk mund të shkonte drejt portes se Milanit ne asnje moment dhe ato here qe arriti ta bente ndodhi per gabimet e kuqezinjve, si pasimet…

Por ekipi i Piolit bëri veprime të bukura korale dhe nuk ishte në gjendje ta mbyllte ndeshjen për shkak të gabimeve të ndryshme të zgjedhjeve te fundit.

Ne patëm disa paraqitje të dobëta, por sinjali nga stoli është i mirë. Aspekti tjetër interesant ishin lëvizjet dhe pozicionet e Leao dhe Saelemaekers. Leao luajti si anësor, ai ndihmoi ekipin, ishte bujar. Alexis kishte lëvizje të veçanta. Giroud dukej pak nervoz në ato dy ose tre topa të mirë që kishte, pak shume i etur per gol…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu