Dalin kuotat e basteve: Milani larg titullit, por pranë Champions!

Juve përsëri fituese e titullit kampion, por këtë herë parashikimi është më pak bindës dhe i qartë si herët e tjera.

Në funksion të fillimit të kampionatit, analistët e SNAI konfirmojnë bardhezinjtë si favoritë për kampionatin, por duke u dhënë atyre një avantazh mjaft të vogël ndaj Interit.

Scudetto i dhjetë radhazi i Juventusit është 1.95, kurse fitimi nga zikaltërit vlen 2.60. Forca e tretë është një befasi: në kuotën 15 është Atalanta, tani një realitet i fortë i futbollit italian.

Së bashku me “Dea” edhe Napoli i Gennaro Gattuso. Kush nuk i bind ekspertët e Snait është Milani. Përkundër një fushate shumë të respektueshme afrimesh me Tonali dhe Brahim Diaz, rinovimin e Ibrahimovic dhe negociatat e shkëlqyera për Bakayoko, titulli kuqezi vlen 20, po aq sa edhe Lazio.

Sa i përket kualifikimit në Champions League, Milani këtë vit ka rënë në 2.00 në krahasim me kuotat e viteve të shkuara, teksa sipër ka Napoli dhe Atalanta, me Juventus dhe Inter në dy vendet e para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu