Daily Record: Maldini “nuhat” mundësinë me zero duke piketuar gjigantin kroat pa ekip?

Merkato e Milanit do të fokusohet shumë në mbrojtje dhe sidomos ndoshta një mesfushor ose sulmues krahu, sa i përket janarit. Por, edhe mundësitë janë pjesë e tregut të transferimeve, madje që tani!

Sipas Daily Record, në orët e fundit ka pasur një interes nga Maldini dhe Massara për Jozo Simunovic, ish-mbrojtës i Celtic dhe i liruar aktualisht.

Kroati i lindur në vitin 1994 në 2016 ishte një hap larg Torinos, por marrëveshja papritmas dështoi.

Jozo Simunovic's agent comments on potential Celtic exit – HITC

Simunovic është ende 26 vjeç por karriera e tij ka shkuar si mos më keq. Ai e nisi te Dinamo Zagreb ku u rrit dhe luajti për 9 vite mes Akademisë dhe ekipit të parë.

Më pas transferimi te Celtic në 2015, ku qëndroi për plot pesë vite deri sa nuk erdhi rinovimi i kontratës. 191 cm i gjatë luan mbrojtës qendre dhe fizikisht është shumë i përgatitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu