Kur intervistohet, është e pamundur të mos flasësh për Milanin me të.
Patrick Cutrone, duke pasur parasysh besimin e tij të pafund kuqezi, mbeti në zemrat e shumë tifozëve dhe sigurisht që ndjeu hidhërim të madh kur u shit te Wolverhampton në vitin 2019.
Sot, ai po kërkon një ekip në të cilin do të rigjente lumturinë dhe rifitonte besimin e humbur nga koha.
I intervistuar nga Il Giornale, ai foli për të ardhmen e tij të mundshme dhe besimin e tij akoma të gjallë si kuqezi.
Sulmuesi gjithashtu zbuloi një sfond të veçantë që motivon pjekjen e tij brenda Akademisë së Milanit.
Kujtesa më e mirë e përvojës në Milano: “Të zgjedhësh midis një kujtese ose një goli është e vështirë.
Milani përveç që ishte skuadra ime e preferuar, ishte edhe familja ime. Me ngjyrat kuqeziunë u rrita jo vetëm nga ana profesionale si lojtar, por edhe si njeri. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës kësaj skuadre për gjithçka që më ka dhënë”.
Mbi dudicionin e bërë si fëmijë për Interin: “Në atë kohë unë po luaja për Parediense dhe Interi dhe Monza ishin të parët që më propozuan një audicion dhe menjëherë më pas, gati njëkohësisht, erdhi Milani.
Zgjedhja që bëra u diktua nga pasioni im për ngjyrat kuqezi dhe pas audicionit bëra të gjithë procesin duke filluar me Pulcini deri në debutimin tim në ekipin e parë .
A është një utopi rikthimi i tij? “Sot jam duke kërkuar një ekip që është i vendosur të vërë bast mbi mua dhe që më lejon të luaj vazhdimisht. Tani për tani duhet të kem besimin e trajnerit dhe klubit.
Veshja e fanellës së Milanit ka qenë gjithmonë e bukur. E ardhmja nuk më shqetëson, e rëndësishme është të jem gati, prandaj jam duke u stërvitur dhe dua të filloj përsëri të jem protagonist.
Tregu sapo ka filluar, me agjentin tim po punojmë për të gjetur zgjidhjen më të mirë”.
Nëse do të kthehej të luante në Itali: “Deri më sot, nuk ka akoma asgjë konkrete.
Siç u tha më parë, sot jam duke kërkuar një ekip që ka besim të plotë tek unë dhe që më lejon të luaj vazhdimisht”.