Cutrone i dobishëm për kuqezinjtë edhe kur nuk luan për Milanin

Patrick Cutrone, pasi mbylli një sezon të mirë, arriti të bindë si menaxhmentin e skuadrës Violë ashtu edhe komisarin teknik Beppe Iachini.

Pasi u largua nga Milani dhe u bashkua në Premier League me fanellën e Wolverhampton, sulmuesi i lindur në vitin 1998, zuri vend me fanellën e Fiorentinës.

Pas ndeshjeve të tij gjithnjë e më të mira, Cutrone përmbysi hierarkinë duke lënë në stol sulmuesin serb Dusan Vlahoviç.

Cutrone, pavarësisht prezencave të mira, duhet të qendrojë edhe një vit në huazim, përpara se të blihet përfundimisht nga Fiorentina, gjë që mund ti shërbejë Milanit për largimin e Dusan Vlahovic.

Kuqezinjtë janë shumë të interesuar për sulmuesin serb, i cili konsiderohet nga shoqria si zëvendësi I Ibra-s në sezonet e ardhshme./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu