Curva Sud surprizon Castillejo dhe Tonali. Motivi

Curva Sud, pak minuta më parë, këndoi dy kore speciale në San Siro, teksa sot priten 33-34 mijë tifozë.

E para për Samu Castillejo, i cili falënderoi tifozët. Arsyeja për këtë mbështetje publike nga ultrasit shpjegohet shpejt: lojtari, që kur mbërriti në Milano, nuk është sjellë kurrë keq dhe nuk i ka dhënë kurrë askujt mundësinë për të folur keq.

Fyerjet e marra në mediat sociale ditët e fundit pasi tentativat per tu shitur kane deshtuar, nuk janë të tolerueshme (ai hoqi Twitter sepse nuk e përdorte më prej kesaj situate) edhe sepse ai është gjithmonë një lojtar i Milanit.

Sa i përket Sandro Tonali, ishte një mënyrë për të reaguar ndaj gjestit të bërë nga lojtari për të shkurtuar pagën e tij për të qëndruar në Milano, një shenjë e prekshme e lidhjes me fanellën e Rossonerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu