Curva Sud ndez Juventus-Milan! Pritje lojtarëve përpara nisjes. Kessie më i brohorituri (VIDEO)

Juventus-Milan është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe këtë e di gjithë ambjenti kuqezi. Për këtë arsye, tifozeria më e nxehtë sot ishte në Milanello për të përshëndetur futbollistët dhe për t’i dhënë zemër, teksa do të nisen drejt Torinos.

Sfida do të luhet në orën 20:45, por duke qenë se Milano dhe Torino nuk janë shumë larg (126 km) Milani do të niset sot rreth mesdite.

Kështu, Curva Sud deshi t’i jepte zemër lojtarëve dhe ekipit përpara nisjes, duke mos qenë dot fizikisht në stadium siç edhe dimë tani.

Kore, disa tymues dhe sidomos thirrje për lojtarët, mes tyre Franck Kessie duke qeën se ky i fundit u prezantua me një makinë të hapur.

“Ka vetëm një President”, ishte kori më i dëgjuar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu