Curva Sud motivon ekipin dhe jep thirrjen e madhe përpara ndeshjes së sezonit!

Curva Sud Milano, grupi i njohur mbështetës i organizuar i kuqezinjve, dëshiron të jetë afër ekipit të Stefano Pioli.

Në funksion të Atalanta-Milan njoftoi një iniciativë të re për të mbështetur lojtarët dhe trajnerin, diçka e ngjashme me prag ndeshjen Juventus-Milan, që pa kuqezinjtë fitues 3-0 duke thyer një mallkim që zgjaste prej 10 vitesh në “Allianz Stadium”.

“Të gjithë në Milanello. Të Dielën në orën 9.30 në mëngjes do të takohemi në Milanello për të mbështetur djemtë në funksion të ndeshjes së fundit, vendimtare për fatin e sezonit tonë.

Ne do ta presim ekipin në derën e hyrjes me ngjyrën dhe entuziazmin që na kanë dalluar gjithmonë dhe shoqërojnë autobusin në daljen e Milanellos.

Parkoni makinat në fushë në një mënyrë të tillë që të lihet rruga e lirë dhe të sjellin gjithçka të dobishme për të bërë ngjyra (shalle, flamuj, banderola, etj …).

PËRPARA MILAN, PËRPARA CURVA SUD!

I kujtojmë të gjithë të pranishmit të mbajnë maskë”.

Një iniciativë si kjo ishte bërë tashmë para Juventus-Milan. Curva Sud Milano ka vendosur ta përsërisë atë, duke shpresuar se rezultati do të jetë po aq pozitiv sa ai i marrë atëherë në Allianz Stadium në Torino.

Në Bergamo do të jetë një betejë kundër një Atalanta që ka arritur kualifikimin e tretë radhazi në Champions League dhe që përfaqëson një kundërshtar të vështirë për tu mposhtur.

Në fakt, në 1 vit e gjysmë te Milani, Pioli kurrë nuk ka mundur ekipin e Gasperinit duke arritur dy humbje 5-0 dhe 3-0 dhe një barazim 1-1.

I fundit që arriti t’ia dilte në Bergamo ishte Gattuso pasi Milani i tij fitoi me rezultatin 1-3, ku u dallua sidomos Piatek me dy golat e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu