Çudira pafund! “Kaio Jorge ka kontratë deri në 2023 me Santos dhe vlen 15 mln euro! Agjenti i tij…”

Sergio Canozzi, konsulent i merkatos së Santos, foli sonte për Sky Sport në lidhje me situatën e Kaio Jorge, objektiv o Milanit dhe Juventusit:

“Ne jemi përballur me kostot për rritjen e tij. Ajo që po ndodh është rezultat i një manovre të gabuar të agjentit të lojtarit.

Kaio Jorge ka një kontratë me Santos deri në vitin 2023, ne po flasim me disa klube dhe po presim propozime”.

Canozzi foli gjithashtu për ofertat e mundshme nga Italia: “Ne patëm disa kontakte. Ne e dimë që në një situatë normale djali mund të vlente 25 milion, por për momentin një ofertë prej 15 milion do të merrej në konsideratë”…

Gjithçka e çuditshme duke ditur se kontrata e tij skadon në dhjetor dhe se në Brazil flasin për transferim te Juventusi pasi lojtari ka arritur akord verbal me bardhezinjtë, ndërsa Milani për momentin nuk merr pjesë në ankand…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu