Cuadrado i del në mbrojtje Maignan: Fyerjet raciste? Ja si e mendoj…

Juan Cuadrado, futbollisti kolumbian i Juventusit, kthehet për të folur për fyerjet raciste që Mike Maignan mori gjatë Juventus-Milan. I intervistuar nga La Stampa, kampioni i Juventusit bën një ftesë për përgjegjësi dhe paralajmëron:

“Fyerjet ndaj Maignan? Loja duhet të përjetohet vetëm si argëtuese dhe të gjithë duhet të jemi më të përgjegjshëm.

Ju ftoj të reflektoni mbi pasojat e disa gjesteve, fjalëve të caktuara: nuk lendohet vetëm futbollisti në fushë, por nëna e tij, fëmijët e tij, familja e tij”

Postimi i publikuar nga Mike Maignan pas Juventus-Milan kishte lënë një ndjenjë të rëndësishme zemërimi tek opinion futbollistik në Itali.

Portieri francez u bë “viktimë” e ofendimeve raciste gjatë nxemjes para ndeshjes dhe, ankesa e vetë lojtarit, ndihmoi në fillimin e “gjuetisë” për personin konkret.

Policia e Torinos identifikoi tashmë individin fajtor për këtë sulm racist falë pamjeve të regjistruara nga kamerat e pranishme në stadiumin “Allianz”.

Ishte një punëtor dhe sindikalist nga Rovigo, i regjistruar në “Juventus Club Gaetano Scirea di Castagnaro” (Verona), i cili tashmë është përjashtuar përkohësisht nga ndeshjet e “Zonjës së Vjetër”.

Ishte vetë Juventusi që e identifikoi dhe denoncoi tifozin e vet për nxitje të urrejtjes racore dhe, kur të sqarohet përgjegjësia mbi këtë çështje. “Kerkoj falje, bera nje idiotesi! Por kisha kthyer ca gota”, u justifikua ai…

Maignan kishte shprehur gjithë krenarinë e tij për ngjyrën e lëkurës, duke u shfaqur si promovues i një fushate anti-raciste në Serie A: “Unë jam Mike, me lëkurë të zezë dhe krenar. Për sa kohë që mund ta themi zërin tonë për t’i ndryshuar gjërat, do ta bëjmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu