Duke folur në konferencën për shtyp. Trajneri i Crvena Zvezda, Dejan Stankovic foli për Milanin dhe Stefano Piolin. Këto janë fjalët e raportuara nga Tuttosport:
Për Milanin: “Milani është një kundërshtar i fortë. Seria A thotë se ata janë aty pranë kreut të tabelës.
Ne të gjithë e dimë historinë e tyre dhe atë që ata përfaqësuan dhe përfaqësojnë në garat evropiane.

Në vitet e fundit kanë kaluar një periudhë të vështirë, por përshtypja është se këtë sezon ata kanë gjetur ekuilibrin e tyre”.
Mbi Pioli: “Puna e tij duhet njohur. Asnjë diskutim në lidhje me këtë: ai është një trajner i shkëlqyeshëm.

Do të jetë shumë bukur të përballemi me ekipin e tij, nuk kam dyshime. Kam vetëm një dëshirë: nëse mund të ndryshoja diçka dhe nëse do të ishte e mundur, do të doja që tifozët të hynin në stadiumin tonë.
Të vjen keq që Marakana nuk është e plotë për këtë rast”