Crvena-Milan, Sacchi kujton 1988: “Arbitrat, mjegulla, vajzat misterioze dhe menaxherët kundërshtarë…”

Crvena Zvezda-Milan do të jetë ndeshja e sotme që do të luhet në Europa League për kuqezinjtë. Vajtja në Beograd, kthimi në “San Siro” pas një jave…

Nuk është përballja e parë mes dy klubeve natyrisht, pasi e hershme por ende në kujtesë mbetet ajo përplasje në Kupën e Kampionëve në vitin 1988…

Një ndeshje, ajo e Marakana, fillimisht që u shty për shkak të mjegullës për t’u zhvilluar një ditë më pas… Në stol ishte Arrigo Saçhi, sot i intervistuar nga Gazzetta dello Sport. Saçhi tregon misterin e treshes së arbitrave përpara ndeshjes…

“Një gazetar do të më japë lajmin e keq përpara ndeshjes: Arrigo, jam në të njëjtin hotel me treshen e arbitrave. Pashë lëvizje të çuditshme: drejtuesit e Crvena Zvezda me katër ose pesë vajza, dolën me tre arbitrat”.

Risultato immagini per sacchi milan

“Mbaj mend dhe se mjegulla e madhe që shtyu ndeshjen mbërriti si për fatin tonë”.

Pavarësisht nga këto shenja jo shumë qetësuese, Milani fiton dhe kualifikohet për në raundin tjetër. “Pas betejës – thotë Saçhi -, kryetari i Bashkisë së Beogradit dhe presidenti i Yllit të Kuq hipin në autobusin tonë: përshëndesim kampionët e ardhshëm të Evropës, urime! E gjetën, sepse do të fitonim trofeun në fund”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu