
Cristiano Ronaldo, autori i dy golave vendimtare për barazimin e Juventusit në fushën e Romës, foli në fund të ndeshjes për Sky Sport: “Pasi kaluam në disavantazh, e dinim që ndeshja e sotme do të ishte e komplikuar, por morëm një pikë të rëndësishme”.
“Ne jemi në fillim të kampionatit, me një trajner të ri. Por e shoh ekipin aktiv, po bëjmë mirë, shoh një të ardhme shumë pozitive. Mendoj se Seria A është forcuar mirë, nga Interi te Milani e deri te ne… (duke harruar Napoli, Lazio dhe Atalanta)
Një kampionat më i vështirë se vitin e kaluar. Pirlo? Ende është shumë herët, por unë e shoh ekipin shumë më të mirë, më të lumtur dhe duke punuar mes të qeshurave. Kjo është shumë e rëndësishme”.