“Kur Milani nuk ka topin kundërshtari futet në ankth”, Crespo duartroket Piolin!

Hernan Crespo është një emër tepër i dashur për milanistët edhe pse natyrisht ajo finale Champions e humbur në Stamboll i ka mbetur peng në karrierën e tij.

Ish-sulmuesi kuqezi, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, komentoi momentin që po përjeton ekipi i Piolit, duke kryesuar kampionatin.

“Suksesi në Cagliari nuk ishte aq i lehtë siç ndodhi. Ndërkohë, Milan po luante me presionin pas fitores së Interit, ishin jashtë fushe dhe Ibrahimovic kthehej pas gati dy muajsh dhe të gjithë e dimë se kur kthehesh nga një dëmtim nuk je menjëherë në 100% të formës.

Summer priority: avoiding another Crespo-like situation | AC Milan News

Pa harruar këtu që kishte edhe shumë mungesa të tjera. Duke pasur parasysh rrethanat, unë ndiej të them se ishte një fitore shumë e rëndësishme.

Duket sikur kuqezinjtë thërritën me të madhe: Ne jemi ktu! Do të jenë deri në fund, sepse janë një ekip i vërtetë, i ndërtuar me inteligjencë nga miku im Paolo Maldini dhe i udhëhequr me mençuri nga miku im Pioli.

Dhe pastaj është Ibra, të cilin të rinjtë që i afrohen futbollit duhet ta studiojnë: fenomen”.

“Vlera e shtuar e Milanit është përzierja midis përvojës, të cilën Ibrahimovic jep dhe freskia atletike e garantuar nga lojtarët e rinj.

Një ekip që, kur ka topin, di çfarë të bëjë dhe këtu Pioli ishte i zoti për t’ia mësuar atë. Dhe kur kundërshtarët kanë topin, Milani nuk pret, por ushtron presion, duke i shkaktuar ankth kundërshtarit.

Mënyra me të cilën Milani mban fushën është me të vërtetë moderne. Me dikë si Ibra në dhomat e zhveshjes nuk mund të keni një moment relaksi. Mendoj se Milani mund të vuajë pak nga pakujdesia për shkak të përvojës. Mandzukic gjithashtu ka ardhur, ai që ka luajtur ndeshje të nivelit të lartë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu