Costacurta sulmon ashpër Donnarumma: Braktise familjen që të rriti, por ajo që humbe është edhe më e madhe se kjo…

Duke folur për mikrofonat e ‘Il Giornale’, ish-kuqeziu Alessandro Costacurta foli për çështjen Donnarumma.

Këto janë fjalët e tij: “Fatkeqësisht mendoj se të dy humbën. Ajo që është për t’u habitur është mënyra në të cilën lojtari ka humbur mundësinë për të garuar me familjen e tij në Evropë.

Unë kam qenë atje dhe e di se sa e kënaqshme është kjo gjë dhe ai nuk do të jetë në gjendje ta provojë atë.

Ai ishte një protagonist i shkëlqyer i udhëtimit drejt Kupës së Kampionëve dhe nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë me bluzën e familjes së tij.

Unë them familje sepse kështu e përkufizoj Milanin. Si njeri, ai ka humbur një farë kredibiliteti sepse të zgjedhësh të largohesh kështu nuk është kurrë bukur …

Unë e kuptoj dëshirën për një sfidë të re, por ai mund të kishte qëndruar në Milano edhe për disa vite.

Klubi ka humbur mundësinë për të fituar para nga shitja e tij, por gjëja që më la pa mend është se si ai djalë nuk e kishte problem të vinte në vështirësi klubin që e bëri atë të rritet, që tani e gjen veten me një grusht mizash në dorë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu