Costacurta rrëfehet: Milanit i mungon Berlusconi! Kam luajtur me 14 Topa të Artë. Unë dhe Maldini…

UDINE, ITALY - OCTOBER 11: Alessandro Costacurta Commissioner of FIGC looks on before the International Friendly match between Italy U21 and Belgium U21 at Friuli Stadium on October 11, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit dhe komentatori aktual i ‘SkySport”, ka shumë për të treguar. Aventura e tij kuqezi i pati të gjitha, deri në ngjitjen e madhe në Olimpin e “Djallit”.
Në një intervistë të gjatë Billy tregin edhe shumë kuriozitete.

“Marrëdhënia me jetën e natës? Si një djalë i mirë, tani nuk e di se çfarë është nata. E njoh shumë pak, por 20 vite më parë gjërat ishin ndryshe. Tani njoh më mirë gjërat e tjera të ditës. Kur luaja, disa netë më shërbyen për t’u çlodhur pak dhe për të larguar tensionin. Megjithatë, nata për profesionistët, për sportistët mbi të gjitha, duhet të hiqet. Pastaj ka pushim dhe pushim…”.

Unë dhe Maldini, i cili isha partneri im i mbrojtjes, shkonim në diskotekë, por pa pirë alkool dhe duhan. Ne kurrë nuk kemi pirë duhan, ishim fanatikë të regjimit sportiv. Të tjerët e ekzagjeronin, duke e tepruar me alkoolin dhe cigaren.

Prandaj, në mëngjes, kur shkonin në stërvitje nuk ishin në formë të përsosur. Mos më pyetni për emra. Unë po përmend vetëm një: Nicola Berti. Mbaj mend një natë në Francë me Dugarry, i cili ishte mbreti i netëve në Rivierën Franceze…”

MBROJTJA E MILANIT – “Tassotti, Costacurta, Baresi, Maldini. Ne u bëmë ato që jemi falë trajnerit Sacchi. Ky trajner i madh, dhe unë e them këtë me dashuri, në fillim nuk e kuptuam nëse ishte një gjeni apo i çmendur. Në fillim ishte e vështirë të pranohej pesha e stërvitjes së tij. Pastaj e kuptuam. Falë trajnimit të tij morëm kaq shumë gëzime”.

USA 1994 – “Unë pashë stërvitjen e Roberto Baggio para ndeshjes dhe kuptova që nuk mund të fitonim, sepse Baggio nuk ishte në këmbë”.

CAPELLO – “Për mua, ai ishte më shumë se një trajner. Ishte trajneri im, kur më vdiq babai. Në një farë mënyre zuri vendin e babait tim, gjithmonë do ta falënderoj atë. Nëse arrita të kapërcej disa momente të vështira, kjo është në sajë të Capellos. Me gjithë ngurtësinë, komentet e tij, Capello ishte një baba për mua. Ai ishte një motivues i shkëlqyeshëm, kjo ishte forca e tij”.

LOJTARI MË I FORTË, ME TË CILIN LUAJTI – “Kam luajtur me 14 “Topa të Artë”. Përgjigjja është e vështirë. Van Basten mbushi 23 vjeç duke luajtur vetëm me një kavilje. Ronaldo, “fenomeni”, ishte më i vështiri për t’u markuar në tërë karrierën time”.

MILANI AKTUAL – “Çfarë i mungon? Berlusconi! Ai vështroi listën e lojtarëve të të artë dhe shkoi t’i blinte. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Berlusconit, edhe nëse e kam kritikuar hyrjen e tij në politikë.

Shpesh i kam kritikuar aleatët e tij në qeveri, pasi kam folur mirë për Veltroni dhe Berlusconi ishte bezdisur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu