Corsport-Milan,enderron Icardi-n, Elliott mendon per nje veprim të befasishem. Dhe nese arrin Spalletti…

Icardi mund te vishet kuqezi gjate merkatos se veres. Keshtu raporton “Corriere dello Sport” duke thene se eshte nje operacion i veshtire por gjithcka mund te ndodhe gjate merkatos.

Ajo cka e ben operacionin e veshtire eshte shuma e kostos se lojtarit, rreth 70 milion euro, por argjentinasi tashme e ka vendosur qe te leje ekipin francez te PSG ne fund te sezonit, ne te cilin eshte ne huazim. Sipas gazetes se mirenjohur sportive, Wanda Nara, agjentja dhe bashkeshortja e lojtarit, eshte e gatshme te ktheje Icardin ne Seria A. Juventus mbetet nje opsion i mundshem, por Inter nuk do te preferonte te forconte nje rival te drejtperdrejte.

Nje tjeter opsion i mundshem qe mund te shtyje transferimin e Icardit drejt Milanit, eshte Luciano Spaletti. Megjithe pandemine e shkaktuar nga koronavirusi fondi Elliot mbeshtetet gjithmone ne baza financiare te forta dhe deshiron te ngreje Milanin ne nivele te larta para se ta shiste. Por ka nevoje te pakten per nje lider, per nje lojtar qe ben ndryshime ne fushe. Dhe nese arrin Spalletti, nje teknik qe ka mundur te permiresoje Icardin me shume se çdo tjeter, “endrra” mund te behet realitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu