CorSport – Makthi i infermierisë së mbushur kthehet të trembë Milanin: sonte mund të jenë plot 8 mungesa!

Makthi i një infermierie të plotë kthehet te trembe Milanin përsëri në ditën e ndeshjes shumë delikate kundër Juventusit.

Corriere dello Sport shkruan se – duke fotografuar momentin e kuqezinjve – Milani ashtu si vjet edhe sivjet duket se me demtimet nuk eshte se ka shume fat, edhe pse shumica jane per tronditje dhe jo muskulore.

Trajneri Stefano Pioli, kampionatin e kaluar, duhej të jetonte vazhdimisht me mungesën e shumë titullareve, një situatë fatkeqe që po përsëritet në këtë fillim sezoni.

Milani do të përballet me Juven pa dy sulmuesit kryesorë, Ibrahimovic dhe Giroud. Calabria gjithashtu iu bashkua dy sulmuesve në minutën e fundit për shkak të një problemi. Jo vetëm kaq: Pioli gjithashtu do të duhet të heqë dorë nga Bakayoko, Messias dhe Krunic.

Dyshim

Prania e Maignan sonte kundër Juventus është në dyshim gjithashtu. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, një problem me dorën e tij mund të pengojë portierin francez të dalë në fushë në Stadium: nëse ai nuk ia del edhe pse sot do te udhetoje drejt Torinos, Tatarusanu do të luajë në vendin e tij.

Dhe kjo do të bënte të gjithë ndryshimin e botës – vëren Gazzetta – jo sepse rumuni nuk është në nivel, por për atë që Maignan ka garantuar në fillim të sezonit.

Edhe Plizzari nuk ia del per nje problem dhe Pioli ka therritur te riun Jungdal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu