Corsera – Sconcerti: “Evolucioni i Piolit që ndjen se tani ka shumë gjeni të vegjël. Milani ka ndryshuar”

Duke folur në editorialin e tij te Corriere della Sera, gazetari i mirenjohur Mario Sconcerti analizoi Milanin.

Ky është reflektimi i tij pas ndeshjes se pare, ndaj Sampdoria:

“Pjesa më e mirë e Milanit nuk duhet të vijë nga prurjet e reja, me të drejtë pak. Duhet të vijë nga rritja e të rinjve.

Eshtë e kotë të investosh te e ardhmja nëse më pas nuk e pret dhe nuk i kërkon llogari. Më duket se rritja ka nisur.

Diaz është një lojtar ndryshe nga viti i shkuar, po i jep shumë sasi dhe cilësi bulzave të fantazisë. Nuk është një sulmues krahu dhe as një fantazist, por nuk ka rëndësi se si qëndron në fushë por si lëviz, aty duket diferenca.

Diaz është ai, një sulmues i dytë i mirë që synon në fazën e entuziazmit të parë. Ka ende rrugë për të ecur, por po bën atë që duhet të bënte: të rritet.

Ashtu si Tonali. Nuk do të jetë kurrë një lojtar i madh, më të mirën e jep kur ka densitet në lojë, kur ka shumë hapësirë humbet idenë e tij.

xNicolxCampox

Për t’u kuptuar, zëvendëson më mirë Kessie se Bennacer, edhe pse krahasimi nuk vlen.

Por edhe ai është ndryshe, më shumë brenda lojës dhe më shumë karakter.

Aq sa i çon në mendje Piolit një skuadër me rreshtim ndryshe dhe idenë e Romagnoli, Tomori dhe Kjaer në mbrojtje, ndërsa në krahë Florenzi (Calabria ose Saelemaekers) dhe Hernandez, pastaj Tonali, Bennacer, Kessie dhe dy sulmuesit si Diaz dhe Ibrahimovic (apo Giroud)

Nuk duhet të jetë një ndryshim plani, nuk ka kohë për të rinisur, por mund të ndryshosh edhe brenda ndeshjes, mjafton të kesh lojtarët e duhur. Dhe Milani i ka.

Për të kaluar te 3-5-2 Allegri të dielën e shkuar u desh që të aktivizonte jashtë rolit dy lojtarë nga tre, Danilo dhe Kulusevski.

Te Milani befason kundërshtarin dhe e zhbilancon në mënyrë natyrore.

Saelemaekers është një ekuilibrues, ngushton fushën për sulmuesit e krahut, gabon pak dhe është në rritje.

Nuk e dallon kurrë, por është gjithmonë brenda skuadrës. Dhe është vetëm 22 vjeç.

Një tjetër lojtar në rritje është Leao. Klas ka shumë, përshtatje me ndeshjen pak. Diçka po ndryshon aty, sot diversiteti i tij po bëhet ritual, është më shumë diferencë.

Dhe po rritet Pioli. E njoh prej vitesh, nuk e kam parë kurrë kaq të sigurtë për veten, gati arrogant.

Nuk shtyn më te përulësia, por te cilësia, te rasti. E di që ka në dorë një skuadër me gjeni të vegjëlqë duhet të udhëhiqen drejt shkallës së fundit, maksimumi i zanatit të tij dhe akti më i vështirë i një karriere sepse je i vetmi përgjegjës…

E gjithë kjo për të thënë që Milani po bën punën e tij, po zhvillohet, transformohet, po bëhet diçka.

Ky është realiteti i idesë. Nuk janë as të parët dhe as të fundit, por po ndiqet një projekt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu