CorSera | Nevoja “prodhon” sulmuesin e papritur kryesor! Trajneri kuqezi shpik edhe një Plan “C” pa Ibra e Giroud

Në këtë fillim sezoni, Stefano Pioli praktikisht nuk e ka pasur kurrë Zlatan Ibrahimovic në dispozicion, ndërsa Olivier Giroud i ka humbur ndeshjet e fundit fillimisht për shkak të Covid dhe më pas dhimbjeve të shpinës.

Me Pietro Pellegrin ende prapa në gjendjen fizike, ishte radha e Ante Rebic për të luajtur si sulmuesi i parë dhe kroati ishte shumë i gatshëm.

Siç është raportuar në edicionin e sotëm të Corriere della Sera, ish-lojtari i Eintracht Frankfurt ka qenë njeriu shtesë i Milanit javët e fundit dhe nuk ka bërë që as suedezi e as francezët të konsiderohen si humbje te medha.

Padyshim që në Milanello ata shpresojnë që të dy të kthehen së shpejti, por Rebic gjithashtu bëri shumë mirë si një qendër sulmues. Kroati është në formë të shkëlqyer dhe ai do të udhëheqë sulmin e Milanit nesër në mbrëmje kundër Venezia.

FJALËT E PIOLI – Stefano Pioli gjithashtu theksoi kontributin e shkëlqyer që Rebic po jep në lojërat e fundit:

“Ai ka intensitet dhe cilësi të madhe, luan në të gjitha rolet, po na ndihmon me Olivier dhe Ibra jashtë, luan ndeshje te rëndësishme dhe prish ekuilibrat. Vleresimin tim ia them perdite ne stervitje dhe jo vetem pas ndeshjeve. Ante jep gjithcka ne fushe”.

Kroati, i cili duket se u largua nga kombëtarja pasi kritikoi trajnerin Dalic në fund të kampionatit të fundit evropian, është kthyer nga dy gola radhazi kundër Liverpool dhe Juventus dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Venezia paralajmërohet…

Por, tani ka mesuar te beje sulmuesin kryesor ne menyren e tij. Leviz ne te gjithe frontin e fushes, vendos ne presion portieret dhe mbrojtjet kundershtare. Nga nevoja ka mesuar te beje edhe kryesulmuesin, edhe pse roli i tij eshte sulmues krahu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu