CorSera: Milan dhe Inter ecin perpara per projektin e stadiumit

Koronavirusi ka paralizuar boten, por pavaresisht kesaj, Milani dhe Interi ende deshirojne te cojne perpara projektin e tyre per te ndertuar se bashku nje stadium te ri. Ne kete menyre u zhvillua nje video-konference midis perfaqesuesve te klubeve (presidenti Scaroni per kuqezinjte, dhe Ceo i zikalterve, Antonello) dhe atyre te Bashkise se Milanos. Por ne vijim te temes qe u diskutua te enjten, do te kete nje tjeter takim javen e ardhshme.

Corriere della Sera raporton se projekti i Milanit dhe Interit parashikon se perveç nje impianti te ri, do te jete dhe ndertimi i nje ambienti kushtuar sportit dhe argetimit. Ceshtja kryesore qe duhet te zgjidhet eshte gjithmone ajo qe ka te beje me siperfaqen katrore jashte stadiumit. Mbi kete teme, negociatat ishin ne zhvillim e siper dhe tani do te rifillojne.

Ne Milano ekziston deshira e madhe per te rilindur pas kesaj sitiuate te shkaktuar nga koronavirusi dhe per kete Milani dhe Interi mendojne se impianti i ri eshte edhe me strategjik ne funksion te shpreses per rimekembjen ekonomike te qytetit. Elliott nga njera ane dhe Suning nga ana tjeter jane te gatshem te investojne mbi nje miliard ne kete operacion sepse jane te bindur se eshte nje marreveshje e mire per ta dhe Milanon. Ne fund te fundit, ne nje kohe krize si kjo, heqja dore nga nje investim kaq i rendesishem do te ishte e pakuptimte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu