Corriere zbulon: “Ibra dhe vendimi historik duke mënjanuar Raiola nga negociatat! Ai është i bindur se…”

Zlatan Ibrahimovic dhe Milani, një dashuri që do të vazhdojë dhe ndoshta do të mbyllet me tërheqjen e suedezit pikërisht te klubi ku është ndjerë më mirë se kudo tjetër (siç e ka pranuar kurdoherë vetë ai edhe kur nuk vishte fanellën kuqezi)…

Rinovimi deri në vitin 2022 është sinjali, por ajo që zbulohet është më e rëndësishme se firma mbi kontratën që e ai ka quajtur “Benjamin Button”, si te filmi me aktorin që lindi i vjetër dhe vdiq i ri…

Në fakt, sipas “Corriere della Sera”, Zlatan ka negociuar rinovimin pa praninë e menaxherit historik Mino Raiola. Si është e mundur? E ka kërkuar vetë Ibra edhe pse kanë qenë avokatët e Raiola ato që kanë parë kontratat për të qenë në rregull sa i përket aspektit ligjor dhe financiar.

Sipas miqve të tij, Ibra është i bindur se edhe vitin tjetër do të jetë vendimtar si këtë sezon dhe madje shpreson që dëmtimet të mos jenë kaq shumë si këtë herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu