Corriere dello Sport: Ibrahimoviç qendron vetem me nje kusht

Situata lidhur me te ardhmen e Zlatan Ibrahimoviç vazhdon te mbetet nje ceshtje pezull ne Milano. Suedezi ka nje kontrate me kuqezinjte qe skadon ne vere dhe ai shte duke medituar mbi ate se cka do te beje pas skadimit te kontrates, nese do te qendorje edhe per nje vit tek Milani apo do te shohe mundesi te tjera.

Por “Corriere dello Sport” shkruan se Ibrahimoviç mund te qendroje edhe per nje vit tek kuqezinjte, por qe ta beje kete, klubi duhet t’i plotesosje nje kusht: te krijoje nje ekip konkurrues i cili do te jete ne gjendje te luftoje per zonen Champions, ndersa aspekti ekonomik nuk do te jete nje ceshtje vendimtare per suedezin.

Zlatan aktualisht ndodhet ne Suedi ku po stervitet tek Hammarby, skuader ne te cilen ai ka blere nje pjese te aksioneve, para se ai do te kthehet serish ne Milanello per te rinisur serish stervitjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu