Corriere della Sera: Milani u bashkua drejt qëllimit unik! Maldini dhe Gazidis vunë mënjanë ambicjet personale

Te Milani tani lundrojnë në një drejtim të caktuar dhe duket sikur nuk bëhet fjalë më për një ambijce të ndarë në dy pjesë mes administratorit Gazidis dhe drejtorit Maldini dhe trajnerit Pioli.

Sipas asaj që raporton edicioni i sotëm i Corriere della Sera këtë mëngjes, pas viteve të trazirave menaxheriale që gjithashtu ndikuan negativisht në performancën e kuqezinjve në fushë, në periudhën e fundit një harmoni shumë më solide është shfaqur midis menaxhmentit të lartë të Milanit.

Mund të duket pak e ekzagjeruar, por dy persona mund të kenë ndikuar në këtë rikthim në identitet sa i përket soliditetit në bazën e drejtimit të një klubit: Zvonimir Boban dhe Zlatan Ibrahimovic.

I pari sepse bëri një intervistë ku foli hapur dhe sulmoi Gazidis se po vepronte pas shpinës së drejtuesve të tjerë dhe merrte vendime personale, ndërsa i dyti sepse kur administratori i shfaq në stërvitje pas gati 3 muajsh mungesë, shprehu pakënaqësinë e tij në emër të grupit dhe e kritikoi për neglizhencën totale.

Merkato dhe kursimi – Te drejtuesit e Milanit – sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera” – janë shumë të kënaqur për merkaton e sapo ka përfunduar, edhe pse sipas shumë opinionistëve dhe tifozëve, mund dhe duhet të kishte ardhur një mbrojtës qendre dhe një zëvendës Ibrahimovic në sulm.

Drejtuesit e Milanit, gjatë takimit të djeshëm në San Siro me gazetarë, shpjeguan se ata preferuan të shmangnin pjesëmarrjen në ankande të shtrenjta për profile që nuk ishin bindëse dhe gjithashtu se thesari i kursyer mund të përdoret për investime të reja gjatë fushatës së transferimeve dimërore, pra në janar, duke parë se cilat mund të jenë boshllëqet që mund të mbulohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu