Corriere della Sera: “Ilicic-Milan, ka vetëm një kusht te kuqezinjtë! Akordi kryhet nëse…”

Sezoni është ende në zhvillim e sipër, ku Milan dhe Atalanta po garojnë për një vend në Champions League, dhe kampionati do të përfundojë me një përplasje të drejtpërdrejtë midis dy skuadrave.

Sidoqoftë, skuadrat janë të përfshira në intrigën e parë të tregut të sezonit, e cila e sheh sllovenin Josip Ilicic si protagonist.

Mesfushori sulmues filloi sezonin me vështirësi të ndryshme të lidhura me një periudhë të vështirë personale, ku lojtari mungonte në Bergamo për disa muaj për shkak të një depresioni të lehtë pas infektimit me Covid 19.

Në pjesën e dytë të sezonit, ish-futbollistii Fiorentina është kthyer si protagonist në të majtë, megjithatë në këto orë ai shfaqet në rapoprte jo të mira me klubin bergamasak dhe hipoteza e transferimit duket gjithnjë e më konkrete…

Josip Ilicic në Milano është tashmë telenovela e tregut italian të transferimeve, me kuqezinjtë që duan sllovenin pa marrë parasysh rinovimin e Hakan Calhanoglu.

Ilicic do të ishte një profil ideal për tabelën taktike të Stefano Piolit, megjithatë negociatat nuk janë më të lehtat.

Së pari, Djalli dhe Atalanta janë rivalë të drejtpërdrejtë, dhe drejtuesit e Bergamos nuk do të dëshironin të favorizonin një konkurrent të drejtpërdrejtë, megjithatë lojtari aktivizohet gjithnjë e më pak nga Giampiero Gasperini dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Milani, nga ana e tij, ka aplikuar një politikë rinovimi dhe shpenzimesh të rrepta dhe goditja e Ilicic nuk është plotësisht brenda parametrave të menaxhimit.

Në fakt, lojtari mbushi tridhjetë e tre vjeç këtë vit, një moshë mbi parametrat e vendosur nga Elliot.

Përveç kësaj, Atalanta po kërkon jo më pak se dhjetë milion euro për të shitur kartonin e tij, kosto që nuk i pëlqen kuqezinjve.

Siç është raportuar nga Corriere della Sera, Milani do të ishte i gatshëm ta mbyllte marrëveshjen për vetëm më pak se pesë milion euro.

Ky vlerësim diktohet nga mosha lojtarit slloven dhe nga marrëdhëniet e tensionuara mes mesfushorit sulmues dhe trajnerit Gasperini. Ndjenja është se vullneti i Ilicic do të jetë vendimtar për të lëvizur negociatat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu