Corriere della Sera: Edhe Gabbia pozitiv me Covid-19, shkon në 8 numri i të infektuarve të derbit

Pas Alessandro Bastoni, mbrojtës i Interit dhe Marco Carnesecchi, portier i Atalanta, dy lojtarë të tjerë të ekipit kombëtar Italian Under-21 rezultuan pozitivë me Covid-19. Corriere della Sera shkruan se ata duhet të jenë Matteo Gabbia, mbrojtës i Milanit dhe Alessandro Plizzari, portieri i Reggina, në pronësi të Milanit!

Me ta gjithashtu një anëtar i stafit. Një lojtar është simptomatik dhe monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar, dy pozitivët e tjerë, me ngarkesë të ulët virale, kanë kryer tashmë një tampon të dytë për verifikim të mëtejshëm.

Ndeshja ndaj Islandës, për javën e shtatë të kualifikimit të Grupit 1, është drejt anulimit. Ishte planifikuar për në orën 17:00. Italia është e dyta në renditje pas Irlandës, ka 13 pikë, Islanda 12.

Autoritetet shëndetësore islandeze kanë vendosur Italinë në karantinë dhe UEFA po pret vendime në lidhje me mundësinë zhvillimit ose jo të ndeshjes.

Ekipi i Nicolatot zbarkoi të enjten në Reykjavik përpara ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Islandës dhe iu nënshtrua tamponit të parë direkt në aeroport.

Pozitiviteti u njoftua nga FIGC “i cili menjëherë ndërmori masa për të vlerësuar, me Uefa dhe autoritetet lokale të shëndetit, të gjitha masat që do të merreshin”.

Tashmë të mërkurën, pas provave të para me rezultatet e Bastonit dhe Carnesecchi, u kryen tampona, të gjitha me rezultate negative. Testi i mëparshëm daton të dielën 4 dhe padyshim që kishte qenë negativ për të gjithë.

Nëse Milani konfirmon, atëherë Gabbia me shumë mundësi humbet derbin ndaj Interit dhe lista e lojtarëve aktualisht me Covid te Milani shkon në 3. Po sot, Interi njoftoi se pas Bastoni, Skriniar, Gagliardini edhe Nainggolan, edhe portieri Ionut Radu ka rezultuar pozitiv!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu