Corriere del Verona: Oferta e Maldinit për talentin e ri italian refuzohet!

Mes mbrojtësve që i pëlqejnë Milanit është edhe profoli i Matteo Lovatos së Verona, që këtë sezon ka shpërthyer pasi mori vendin e Kumbullës që u transferua te Roma.

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, e pëlqen jashtë mase italianin dhe madje sipas “Corriere di Verona” ka ofruar 5 mln euro plus kartonin e Leo Duartes, por menjëherë ka ardhur refuzimi i klubit verdheblu.

Verona e konsideron këtë shumë të ulët për vlerën e futbollistit, pasi sipas tyre Duarte sot vlen jo më shumë se 5 mln euro dhe në total 10 mln euro nuk do të mjaftonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu