Correa i thotë lamtumirë Atletico Madrid-it: Milani rimendohet?

MADRID, SPAIN - JANUARY 06: Angel Martin Correa of Atletico de Madrid celebrates scoring their opening goal during the La Liga match between Club Atletico Madrid and Getafe CF at Estadio Wanda Metropolitano on January 6, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Milani ka provuar të marrë Angel Correa nga Atletico Madrid për të gjithë fushaten e blerjeve të verës së kaluar.

Marrëveshja më pas u prish për shkak të vlerësimeve të ndryshme që bënin dy klubet: kuqezinjtë e vlerësonin maksimumi 40 milionë, ndërsa colchoneros kërkonin 50. Por tani Milani mund të kthehet.

Sipas çfarë referon portali fichajes.com, Correa pritet ti thotë lamtumirë Atleticos së Madridit mbi të gjitha sepse spanjollët kanë si qëllim të bëjnë gjithçka për të marrë Federico Bernardeschi nga Juventusi.

Nevoja për të marrë para dhe për të liruar një vend e nxjerr Correa-n në shitje.

Milani mund të provojë ta blejë me çmim më të ulët në krahasim me sezonin e kaluar, duke i dhënë mesfushës një kualitet të rëndësishëm të studiuar nga Stefano Pioli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu