Coppa Italia ndryshon format duke nisur nga gushti!

Ndryshime në Kupën e Italisë. Gjatë Këshillit të Ligës që u zhvillua pasdite dhe i cili vendosi gjithashtu datat për kampionatin e ardhshëm, në fakt, u lançua edhe një format i ri i turneut: vetëm 40 skuadra do të marrin pjesë (20 klube të Serie A dhe 20 të Serie B), duke filluar nga gushti i ardhshëm.

Nga data 15 gusht, 12 skuadra të A do të zbresin në fushë menjëherë. Një formulë e re që synon të përmirësojë turneun dhe të krijojë menjëherë sfida që janë tërheqëse për televizionin.

Për më tepër, Seria A do t’i kërkojë FIGC të ndryshojë formatin e kampionatit Primavera 1 TIM, duke u rritur në 18 ekipe nga 16 aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu